Fushat e plehrave Elbasan nje bombe ekologjike
Fusha e plehrave ne Elbasan e cilësuar a si bomba ekologjike më e rrezikshme në vend, vazhdon të jetë në gjendje kritike. Matjet tregojnë se tashmë në rrezik është jo vetëm ajri por edhe ujërat e pijshëm nëntokësore e veçanërisht Lumi Shkumbin. Vend-depozitimi i mbeturinave urbane në Elbasan ndodhet vetëm 1.6 km larg qytetit. Sipas matjeve paraprake rezulton se në këtë vend ndodhen rreth 1.3 milion tonë mbetje urbane të papërpunuara.
Për këtë shkak çdo ditë shkarkohen në atmosferë tym e smog kancerogjen. Studimet tregojnë se ndotja ka depërtuar deri në 3.5 m thellësi në nëntokë duke infektuar ujin e pijshëm e ujërat e Lumit Shkumbin, pasi rrjedhjet e ujërave të ndotura nga fusha e plehrave derdhen direkt në këtë lum. Për shkak të kësaj situate në Elbasan janë zhvilluar disa takime me interesimin direkt të ministrisë së mjedisit dhe qeverisë shqiptare. Edhe pse ka një projekt për mbylljen e fushës së plehrave në qytetin e Elbasanit i cili kushton rreth 3.5 milion Euro dhe krijimin e një mjedisi ekologjikisht të pastër në këtë zone, ai ende nuk është finalizuar pasi bashkia Elbasan deklaron se me të njëjtën shumë mund të hapet një landfill i ri.
Nisur dhe nga problematika e saj, si dhe shqetësimi i qytetarëve qeveria shqiptare e ka në prioritet mbylljen e vend-depozitimit të mbeturinave në Elbasan, dhe për hapjen e një landfill të ri të përpunimit të mbeturinave larg qytetit siç është projekti i Dampës së Paprrit i propozuar nga Këshilli i Qarkut.
Ndërkohë që përgjatë aksit nacional Lushnje-Rrogozhine, prej disa ditësh mbetjet e shumta të disa bashkive dhe komunave nuk derdhen më në Shkumbin, ndërsa mbetjet që ishin prezente janë dekompozuar. Me dhjetëra familje rome të cilët grumbullojnë sendet plastike në këtë fushë të mbetjeve pohojnë se nuk ka me nga këto mbetje përgjatë Shkumbinit.
Të paret që ndiejnë ndryshimin e gjendjes janë banoret e fshatit Çermë, të cilët prej 3 vitesh përballeshin me erën e rëndë që vinte nga mbeturinat dhe tymin që krijohej prej djegies së tyre. Pas mbledhjes se mbajtur në Lushnje mes Prefektit dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe atyre të ministrisë së Transporteve për gjetjen e rrugëve të përbashkëta për zgjidhjen e këtij problemi, efektet pozitive kanë qenë të menjëhershme.
Ndalimi i hedhjes së plehrave nga Kavaja, Lushnja, Gosa, Dushku, Tërbufi etj kanë rikthyer jetën në këtë zonë.