Hipotekimi tani me i lehte gjithcka e ben noteri
Për të kryer kontratën e shitblerjes së një prone ju nuk do të prisni më në radhë, për t’a regjistruar atë në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme, pasi shumë shpejt ai që do të merret me të gjitha proceduarat do të jetë noteri.
Zbatimi i ligjit të ri për noterinë, i cili pritet të kalojë për miratim në parlament do të shmangë burokrocitë ndaj qytetareve e njëkohësisht do të shkurtoje kohën për të marre aktin e pronësisë.
Veç kësaj ligji i ri garanton më tepër siguri në marrëdhënien mes palëve pasi vetëm kur noteri verifikon në regjistrin hipotekor on-line që shitësi është pronari i objektit me dokumentacion të rregullt ai do të bëjë regjistrimin e kontratës dhe vetëm në këtë moment shuma e blerjes kalon tek shitësi.
E gjitha kjo e ka dhe një kosto, e cila sipas Presidentes së Dhomës Kombëtare të Noterëve do të jetë më e ulet se pagesa që sot qytetari bën nën dorë për të përfunduar procedurat. Ligji i hartuar sipas parametrave ndërkombëtare pritet të nis aplikimin brenda muajve të parë të vitit 2012.