E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me 1 kg heroinë, Gjykata e Apelit e liron

TIRANE- Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar pak ditë më parë një të ndaluar nga policia e Tiranës me 1 kg heroinë, me pretendimin se gjatë seancës së masës së sigurisë, kishte shkelje proceduriale pas të cilave i arrestuari nuk mund të qëndronte në qeli.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se Lorenc Teranaj është ndaluar më datë 24.08.2011 nga forcat e policisë së bashku me një person tjetër, i cili më pas u la i lirë pasi nuk kishte prova që mund ta lidhnin atë me sasinë e sekuestruar të drogës.

32- vjeçari Teranaj është përballur më Gjykatën e Tiranës dy herë ky fillimisht i është caktuar masa e sigurisë 30 ditë burg dhe më pas, po kjo gjykatë ka vendosur masën e sigurisë "burg pa afat", seancë e cila sipas Gjykatës së Apelit ka pasur dhe shkeljet proceduriale, pasi në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm as i pandehuri dhe as avokatët e tij mbrojtës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›