E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fushat e reja në Prrenjas, së shpejti nis shtrimi i tapetit

Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, sipas marrëveshjes ndërmjet FSHF dhe Bashkisë Prrenjas, po vazhdojnë me ritme të shpejta.

Aktualisht, është përfunduar instalimi i sistemit të drenazhimit dhe në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit artificial.

Me ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët do të kenë mundësi të stërviten dhe të luajnë futboll në kushte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›