Fushata- Berisha në Kucovë, thirrje banorëve për kartat
Kreu i qeverisë ka vijuar turin elektoral në qytetin e Kucovës ku u ka bërë thirrje qytetarëve të pajisen me karta identiteti. Berisha u kërkoi banorëve votën për një mandet të dytë qeverisës duke premtuar paga dhe pensione më të larta.
KUCOVE- Nga qyteti i Kucovës ku kryeministri berisha zhvilloi takimin elektoral të rradhës, u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve të pajisen me karta identiteti. Pavarësisht bindjeve tuaja politike, tha kreu i qeverisë, duhet ta shndërroni këtë si javë të përgjegjësisë tuaj maksimale për të votuar.
“Thirrja ime vëllazërorë për ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, është që ta shndërroni këtë javë të fundit në javën e përgjegjësisë suaj maksimale qytetare, të merrni letërnjoftimet e reja, t’i merrni ato si dëshmi e identitetit, të njëjta me të gjitha vendet e zhvilluara në botë. Me letërnjoftimin e ri, qytetarët e Kuçovës dhe të mbarë Shqipërisë kanë me vete dokumentin më modern të identitetit në Europë. Merrni letërnjoftimet që të votojmë të gjithë dhe t’i shndërrojmë këto zgjedhje në festën e madhe të besimit tonë tek vetja, tek njeri-tjetri, tek Kuçova, tek Shqipëria, tek e ardhmja, tek Europa” theksoi Berisha.
Duke u ndalur tek premtimet që ofron maxhoranca , Berisha renditi të parën përfundimin e rrugës Kucovë-Belsh-Cërrik, segment i rëndësishëm i boshtit të jugut , që sic u shpreh ai e shndërron Beratin dhe Kucovën në një nyje të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit në vend. Paga dhe pensione më të larta edhe se ne vendet e Bashkimit Evropian, ishte një tjetër premtim i Berishës në Kucovë.
“Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit masiv të shqiptarëve. Në këto katër vite, Shqipëria doli në vend të dytë në botë për klimën e biznesit. Vetëm 6 muajt e fundit, ne kemi firmosur 5 miliard euro investime në porte, hidrocentrale, parqe industriale, në të cilat do të punësohen edhe 160 mijë shqiptarë. Gjenerator kryesor i punësimit tuaj do të jetë biznesi” tha kreu demokrat.
Taksat e ulta , vijoi Berisha, do të mbeten linja kryesore e revolucionit fiskal të PD në pushtet. Berisha i bëri sërish thirrje ramës të regjistrojë emrin në listat e kandidatëve për deputet. (e.n/News24/BalkanWeb)