E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata-PSD: Do hiqen vizat që vitin e parë të qeverisjes

“Që vitin e parë qeverisës do të hiqen vizat për shqiptarët, ato viza që nuk u hoqën me këtë qeveri sepse qeveria është e korruptuar” kështu deklaroi kreu i PSD, Gjinushi gjatë një takimi në Grekan të Elbasanit. 

ELBASAN- Shpërdorimi i fondeve ka bërë që jo vetëm të mos realizohen investimet por të mos rriten as pagat dhe pensionet e të mos mbështetet fshati në zhvillimin e vet. Këto ka deklaruar kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi gjatë një takimi në komunën Grekan të Elbasanit.
“Që vitin e parë qeverisës do të hiqen vizat për shqiptarët, ato viza që nuk u hoqën me këtë qeveri sepse qeveria është e korruptuar, qeveria është në konflikt institucional, nuk ka bërë reformat e duhura. Me qeverisjen tonë do jemi përsëri në krye të rajonit sic e mëritojmë” tha Gjinushi. (e.n/News24/Balkaweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›