Fushata- Topalli: Rama do të nxisë një krizë certifikatash
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli akuzoi kreun e socialistëve Rama se kërkon të prishë zgjedhjet duke nxitur një krizë certifikatash. Topalli takoi gra dhe vajza në qytetin e Korcës, ku u bëri thirrje zgjedhësve të pajisen me karta identiteti.
KORCE- Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli takoi gra dhe vajza në qytetin e Korcës, ku u bëri thirrje zgjedhësve të pajisen me karta identiteti ndërsa renditi ato që ajo i cilësoi një sërë arritjesh të maxhorancës aktuale. Topalli akuzoi kreun e socialistëve Rama se kërkon të prishë zgjedhjet duke nxitur një krizë certifikatash. Kryetarja e kuvendit tha se shqiptarët do të votojnë vijimin e ndryshimit.
“Dua ti them Edi Ramës se festa e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk mund të prishet nga njeriu i certifikatave, festën nuk mund ta prishi njeriu që ka prishur familjen e tij të vogël dhe po prish familjen e tij politike. ” theksoi Topalli. (e.n/news24/BalkanWeb)