E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Blushi në Korcë, prezanton programin e PS

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Korcës, Ben Blushi deklaroi se fshati do të jetë prioritet i partisë Socialiste në mandatin e ri qeverisës gjatë një takimi me banorë të Podgories dhe Zvirin. 

KORCE- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Korcës, Ben Blushi ka zhvilluar një takim me banorët e Podgories dhe Zvirin ku ka prezantuar programin e ri të PS. Blushi deklaroi se fshati do të jetë prioritet i partisë Socialiste në mandatin e ri qeverisës. Ai ndaloi edhe në një dyqan të zonës ku ka parë nga afër listat e borxheve të banorëve.
“Nuk kam takuar asnjeri që të jetë krenar për votën që ka dhënë në vitin 2005, sepse askush, asnjë fermer, asnjë fshatar, asnjë shqiptar nga tropoja deri në Sarandë nuk jeton sot më mirë se në vitin 2005”  tha Blushi. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›