E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të huajt në ndihmë të turizmit, pastrojnë bregdetin

Një grup sportistësh ndërkombëtarë janë përfshirë në një aksion për pastrimin e zonave turistike dhe bregdetare nga mbetjet urbane. Ndalesa e rradhës ka qënë laguna e Vainit ku me kontributin e tyre është pastruar thuajse e gjithë zona. 

TIRANE- Një grup sportistësh ndërkombëtarë nga Amerika dhe Italia, të mbështetur dhe nga donatorë të diplomacive dhe shoqatave të ndryshme në vend, kanë marrë iniciativën për pastrimin e zonave turistike të vendit tonë, kryesisht ato bregdetare nga mbeturinat e shumta. Ndalesa e radhës ka qënë në afërsi të Kepit të Rodonit në lagunën e vainit, ku ky grup vullnetarësh ka pastruar zonën nga mbeturinat e shumta. Koordinatori i shoqatës “Hash” shprehet se shoqata është bashkuar për të sensibilizuar dhe ruajtur ambjentin të pastër si në zonat malore dhe ato bregdetare të vendit. “Përgjatë vitit ne u drejtohemi zonave malore të Shqipërisë, por gjatë verës preferojmë zonat bregdetare ku mund të shijojmë dhe ujin. Thesari më i madh i shqipërisë është bregdeti i mrekullueshëm” u shpre koordinatori.
Shoqata përbëhet nga më shumë se 150 anëtarë të cilët bëhen vetë protagonistë të pastrimit të mbetjeve urbane nga zonat bregdetare, duke ndikuar jo vetëm në pastrimin e këtyre zonave por edhe duke u dhënë leksione qytetarëve se si të mbajnë pastër ambientin ku ata argëtohen dhe kalojnë ditët e nxehta të verës. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›