Pukë, 20 vjecari humbet shikimin, apel për ndihmë
Prej më shumë se 1 viti, Besnik Herceku nga fshati Korthpulë i Pukës, vuan nga një infeksion i rëndë në sy. Ai tashmë e ka humbur shikimin në njërin sy. Prindërit e 20 vjecarit, përmes tv“News24” bëjnë apel për ndihmë.
PUKE- Emigroi në Greqi për një jetë më të mirë por mori prej andej infeksionin që po i merr shikimin. Besnik Herceku, 20 vjec nga fshati Korthpulë i Pukës, para disa vitesh u nis drejt Greqisë për të siguruar të ardhura për familjen e tij të varfër, por infeksioni i rëndë që mori në sy e detyroi atë të kthehet në vendlindje ku po endet dyerve të shëndetësisë për të gjetur shërim. Infeksioni i rëndë i kornesë në sy ka bërë që besniku të sorollatet prej më shumë se një viti nëpër spitale por pa mundur të gjejë kurim.
Ai tashmë e ka humbur totalisht shikimin në njërin sy ndërsa ndjen dhe verbërinë e plotë, pasi shikimi po i humbet edhe në syrin tjetër cdo ditë e më tepër. Për kurimin e Besnikut në spitalet jashtë vendit duhen 7 mijë euro, shumë të cilën familja e tij nuk e siguron dot për shkak të gjendjes së mjeruar ku ndodhet. Preidërit e 20 vjecarit përmes televizionit “News24” bëjnë apel për ndihmë. “Kemi një vit që sorollatemi në spitale por doktorat më kanë thënë se brenda Shqipërisë nuk mund të shërohet dhe duhet dërguar jashtë shtetit. Kërkoj ndihmë nga shteti të më ndihmojnë të bëj operim djalin” thotë i ati i djalit.
Vetë Besniku i bën apel strukturave shtetërore por edhe biznesmenëve për ti ardhur në ndihmë. Gjendja në të cilën ndodhet 20 vjecari, përlot shpesh prindërit të cilët tashmë jetojnë cdo ditë me dhimbje shpirtërore. (e.n/News24/BalkanWeb)