Fushata- LSI, në Berat. Meta: 100 mijë vende të reja pune
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e ka vijuar turin e saj elektoral në qarkun e Beratit. Kreu i kësaj force politike Ilir Meta, i ka kërkuar banorëve të zonës të votojnë për LSI-në, pasi sipas tij kjo forcë do të sigurojë punësimin e 100 mijë shqiptarëve.
BERAT - Kreu i LSI-së Ilir Meta ka vijuar me prezantimin e planit për Veprim në qarkun e Beratit. Fillimisht kreu i LSI-së i shoqëruar edhe nga kandidati për deputet në këtë qark ka prezantuar planin qeverisës të LSI-së pas fitores më 28 qershor në komunën Kutalli dhe më pas në disa lagje të Beratit. Meta ftoi banorët e këtij qarku që më 28 qershor të votojnë për LSI-në si alternativa më e besueshme për të zhvilluar vendin dhe për të garantuar hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune. “Berati dhe Shqipëria duhet të votojë për një kryeministër që do ti japi punë të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë me dinjitet dhe duan ti rrisin fëmijët e tyre në këtë vend”-theksoi kreu i LSI-së Meta. (a.r/news24/balkanweb)