Fushata- PS, Ruci në Lushnje, shigjeton Berishën
Në vijim të turit të tij elektoral kandidati për deputet i PS për Fierin, Gramiz Ruci është ndalur në një takim me banorët e një lagjeje në Lushnje. Ruci ka kritikuar kryeministrin për mos mbajtjen e premtimeve dhe gjendjen e mjerueshme të qyteteve.
LUSHNJE- Kandidati për deputet në qarkun e Fierit Gramoz Uruci, është takuar me banorët të një lagjeje të qytetit të Lushnjes, në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës. Ruci ka shigjetuar kryeministrin Berisha si fajtorin kryesorë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen qytetet e Shqipërisë. “Në Lushnje u premtua 24 orë ujë dhe dështoi, u premtua një gjimnaz i ri edhe këtu dështoi. Gjithashtu u premtuar certifikata për prona dhe sot rrethi i Lushnjes ka rreth 2500 familje pa certifikatën e pronës”- theksoi Ruci. (a.r/news24/balkanweb)