E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Blushi në Korcë: PS, forca e ndryshimit

Në një takim të zhvilluar në Pazarin e Korcës, kandidati për deputet i PS në këtë qark Blushi, tha se gjendja e këtij pazari në ditën e sotme është në gjendje të mjerueshme. Pas 28 qershorit tha Blushi do marrim masa për ndryshimin e kësaj gjendjeje. 

KORCE- Kandidati për deputet në qarkun e Korcës Ben Blushi është takuar me banorët e pazarit po në këtë qytet për të prezantuar programin e ritë Partisë Socialiste. Blushi ka bërë me dije se ky pazar që është krenaria e Korcës, sot është në një gjendje të mjerueshme, pasi kjo qeveri nuk ka menduar për të. “Për shkak të një qeverisje të keqe, për shkak se fuqia blerëse ka rënë dhe cmimet janë rritur dhe kjo është një ndër problemet reale që ka Shqipëria sot ku njerëzit nuk kanë fuqi të blejnë jo vetëm se cmimet janë rritur por edhe sepse fuqia e tyre ekonomike vjen duke rënë cdo ditë. Pas 28 qershorit ne do të ndërrmarrim masa dhe reforma të cilat do të zbusin varfërinë në Shqipëri. Do ti japim mundësine njerëzve të konsumojnë dhe shesin më mirë se sa sot. Theksoi se pazari i Korcës, i cili është dhe zemra e qytetit nuk ka qenë kurrë më e varfër dhe më e dobët se sot”- tha Blushi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›