Fushata- Mediu në Mirditë, vlerëson zgjedhjet e lira
Kreu i Republikanes Fatmir Mediu ka vijuar turin elektoral në Mirditë. Në një takim të zhvilluar me banorët e Mirditës Mediu e ka vënë theksin në zgjedhjet e lira. Gjithashtu mediu u ka kërkuar banorëve të votojnë PR-në.
MIRDITE- Mirdita ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij Mediu vlerësoi zgjedhjet të një rëndësie të madhe, pasi sipas tij shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e tyre. Mediu garantoi se zgjedhjet do të jenë të një standardi të lartë, të lira dhe transparente. “Votoni Partinë Republikane, votoni numrin 16-të. Data 28 qershor është dita e thirrjes së koshiencës sonë kombëtare për të vazhduar si një komb i vetëm në një të ardhme sot në NATO dhe nesër në Bashkimin Europian. është dita e ndërgjegjes sonë personale, sepse me votën tonë ne kemi shance për ti dhënë buzëqeshje fëmijëve tanë”- u shpreh Mediu në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)