E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, mbytet në rezervuar 23-vjeçari

Flamur Hasani ishte duke u larë në rezervuar kur nuk ka mundur dot të dalë nga uji duke gjetur vdekjen. 23 vjecari ishte bashkë me të vëllanë në momentin e ngjarjes por ai nuk ka mundur ti vijë në ndihmë. Ende nuk është gjetur trupi i të riut. 

FUSHE KRUJE- Ka shkuar për tu larë por është mbytur në rezervuar. Njgjarja ja ndodhur në Fushë-Krjuë pasditen e sotme.
23 vjecari Flamur Hasani ishte duke u larë në rezervuar kur nuk ka mundur dot të dalë nga uji duke gjetur vdekjen. 23 vjecari ishte bashkë me të vëllanë në momentin e ngjarjes por ai nuk ka mundur ti vijë në ndihmë.

Mësohet se ende nuk është gjetur trupi i të riut, ndërsa kërkohet ndihma e polumbarëve të RENEA-s për lokalizuar dhe për të nxjerrë nga rezervuari trupin.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›