E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, Garda sekuestron kasetën e “News24”

Ndalohet filmimi nga “News24” i takimit të kreut demokrat në Gjirokastër. Garda ka sekuestruar kasetën e “News24” që po filmonte takimin nga një tarracë. Gazetarja bën të ditur se është rrethuar nga 4 truproja, të cilët e kanë ndaluar të filmonte. 

GJIROKASTER- Sulmohet gazetarja dhe operatori i “News24” në Gjirokastër. Korrespondentët kanë qënë duke filmuar nga tarraca e një ndërtese takimin e Kreut demokrat, Sali Berisha me banorë të qytetit të gurtë në qendër të lagjes 18 shtatori. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 teksa 4 truproja të Gardës kanë rrethuar gazetaren e “News24” si dhe operatorin duke i sekustruar kasetën dhe mbyllur kameran, me pretendimin se nuk kanë të drejtën e filmimit, përvec dy medjave të tjera pranë qeverisë.
Incidenti ka ndodhur në prani të dhjetra banorëve të cilët kanë qënë pjesë e mitingun që po zhvillohej nga kryeministri Berisha. Pas ngjarjes, në lëvizje janë vënë dhe 10 truproja të Gardës së Republikës.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›