E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Olldashi: Shqipëria me rrjet rrugorë europian

Ministri i Transportit Olldashi, njëkohësisht dhe kandidatë për deputet i PD në qarkun e Fierit, ka zhvilluar takime me banorët e këtij qarku në kuadër të fushatës. Olldashi u premtoi banorëve infrastrukturë të mirëfilltë urbane. 

FIER- Kandidati i Partisë Demokratike për Fierin, njëkohësisht ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi gjatë takimeve në Patos dhe Zharrës deklaroi se në mandatin e dytë qeverisës së maxhorancës së djathtë nuk do të ketë distancë më të gjatë se 15 minuta për cdo dalje në akset kombëtare. Olldashi premtoi se cdo shtëpi do të ketë ujë dhe infrastrukturë të mirëfilltë urbane. “Cdo qytetarë i këtij vendi do të dali nga shtëpia e tij në një aks kombëtarë rrugorë, për jo më shumë se 15 minuta. Kjo do të thotë se do ta shndërrojmë Shqipërinë me një rrjet rrugorë jo vetëm nacional por edhe rrjet rrugorë të brendshëm modern dhe europian”- theksoi Olldashi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›