E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Xhuveli: Programi i PAA për të gjithë

Partisë Agrare Ambientaliste, e ka vijuar turin e saj elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit në qytetin e Durrësit. Gjatë këtij takimi kreu i kësaj gorce Xhuveli u shpreh se në programin e PAA-së e gjejnë veten grupime të ndryshme shoqërore 

DURRËS- Lufter Xhuveli, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste zhvilloi një takim me strukturat elektorale të kësaj partie në Durrës. Ku theksoi se tek programi i Partisë Agrare Ambientaliste, e gjejnë veten grupime të ndryshme shoqërore jo vetëm në fshat por edhe në qytet. “Ne kemi të drejtën morale që të kërkojmë të votohemi nga qytetarët shqiptarë, për këto arritje që kemi pasur në këto 4 vite, por sidomos në programin tonë. Pasi programi i PAA-së prek dhe ndihmon zhvillimin e mëtejshëm që të gjitha investimet shtetërore dhe private të zhvillohen mbi bazën e kritereve mjedisore”- theksoi kreu i PAA-së Xhuveli. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›