E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Berisha: Mandatin tjetër, më shumë punë

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar takimet e tij elektorale në rrethin e Kavajës duke u ndalur në komunën Synej. Berisha kërkoi voten e Kavajasve, por edhe gjithë shqiptarëve për të vijuar ndryshimin e nisur. 

KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka vijuar turin e tij elektoral në Synej ku fillimisht është ndalur në fshatin Bogo. Në një takim me elektoratin Berisha inaguroi përfundimin e punimeve të sistemi- asfaltim të rrugës që lidh këtë fshat me Peqinin dhe Synej, gjithashtu Berisha inagutoi edhe ujësjellësin e komunës Synej.

Gjatë fjalës së tij përpara banorëve të kësaj komune Berisha kërkoi mbështetjen më 28 qershor për vazhdimësinë e projekteve të nisura.

“Në rast se ne asfaltuam në katër vite rreth 6 mijë kilometra rrugë, absolutisht që në katër vitet që vijnë do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij vendi ku ka prani të fermerëve shqiptarë. Në rast se ne në katër vite ndërtuam 720 ujësjellës, një ndër të cilët është edhe ky që inauguruam sot, ju garantoj ju se në katër vitet që vijnë nuk do të ketë familje shqiptare që të mos ketë ujë 24 orë. Në rast se në katër vitet që kaluan, ne dhjetërafishuam mbështetjen për fshatin me rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, por edhe me financime për projekte bujqësore, në katër vitet që vijnë do të mbulojmë me subvencion të gjitha sipërfaqet tuaja të mbjella, do të subvencionojmë inputet tuaja, do të subvencionojmë edhe naftën”- u shpreh kryeministri Berisha neë fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.

Kreu i demokratëve gjatë fjalës së tij në Synej tha se këto zgjedhje janë më modernet në të gjithë historinë e vendit, ndërsa u kërkoi shqiptarëve të aplikojnë për letërnjoftimet e reja. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›