Fushata- LSI në Shkozë. Kriza, Meta akuza qeverisë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në njësinë numër një në Shkozë të Tiranës. Gjatë këtij takimi kreu i kësaj force Meta ka bërë edhe prezantimin e kandidatit për deputet në këtë zonë, Ilir Dashi.
TIRANE- Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka takuar përkrahës të partisë që ai drejton në njësinë numër një në Shkozë të Tiranës, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj partie Ilir Dashi. Meta bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për LSI-në, pasi sipas tij kjo është e vetmia forcë politike që mund të nxjerrë vendin nga kriza e thellë dhe mbi të gjitha nga kriza e besimit, që sipas Metës ofrojnë alternativat e vjetra. “më 28 qershor shqiptarët do të votojnë për LSI-në, sepse e kuptojnë se vetëm kjo forcë politike mund ti nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetë kryeministri në largim Sali Berisha”- theksoi Meta në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)