Fushata, Basha në Mollas: Shpejt rruga Klos-Mollas
Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit Lulzim Basha është ndalur në një takim me banorët e fshatit Mollas të këtij qarku. Gjatë këtij takimi8 Basha ka premtuar se në mandatin e dytë qeverisës do të bëhen investime si në rrugë dhe ujësjellsa.
ELBASAN- Në një takim me banorët e fshatit Mollas ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka premtuar se shumë shpejt do të nisi shtrimi i rrugëve nga Klosi në Mollas. Basha ka theksuar gjithashtu se prioritet madhorë i qeverisë në mandatin e dytë është furnizimi me ujë për 24 orë. “Prioriteti tjetër madhorë i yni është 24 orë ujë, dritat i sollëm. Është hapur tenderi për segmentin nga Klosi deri në qendër të Mollasit kjo rrugë do të asfaltohet sipas parametrave optimal. Premtimi ynë është që nga Mollasi do ta cojmë në Seliti, brenda 12 muajve të asfaltuar. Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe riasfaltimi deri në Gostim ku lidhet me rrugën nacionale”- theksoi Basha. (a.r/news24/balkanweb)