E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PDK, Ndoka: Berisha është në krizë

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka vijuar turin tij elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit në qytetin e Librazhdit. Në një takim banorët në këtë qytet kreu i PDK-së i ka cilësuar si mashtrime të ulëta deklaratat e Berishës në drejtim të tij. 

LIBRAZHD- Berisha është i pabesueshëm edhe për vetë Partinë Demokratike, fakt për këtë sipas Ndokës është edhe ardhja në Partinë Demokristiane e anëtarëve dhe drejtuesve më të lartë të PD-së. Në një takim në Librazhd kreu i PDK-së i ka cilësuar si mashtrime të ulëta deklaratat e Berishës në drejtim të tij. “Në vitin 2001 Berisha bëri fushatë kundra meje, që nëse votoni Nard Ndokën keni votuar për Fatos Nanon. Erdhi sërish në vitin 2005 ku ne u bashkuam sëbashku në koalicion bëri thirrje se votoni Nard Ndokën se keni votuar Sali Berishën. Ai ka bërë një miting diku në zonën time elektorale dhe ka thënë nëse votoni Nard Ndokën keni votuar për Edi Ramën. Berisha është kthyer si një nastradin shqiptarë i cili kujton se ka monopolin e së vërtetës në Shqipëri”- theksoi Ndoka në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›