Fushata, Topalli: Do mbështesim fermerët e blegtorët
Jozefina Topalli, në kuadër të fushatës elektorale është ndalur në takime me banorët në komunat e qarkut të Shkodrës. Gjatë këtyre takimeve kryetarja e Kuvendit Topalli ka premtuar më shumë investime në infrastrukturë në mandatin e dytë.
SHKODËR- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është ndalur në takime me banorë në disa komuna të qarkut Shkodër. Topalli ka premtuar mbështetje për fermerët dhe blegtorët dhe njëkohësisht më shumë punësim për të rinjtë që jetojnë në cdo komunë të vendit. Topalli duke u ndalur në shtëpitë e banorëve të këtyre komunave ka shprehur bindjen se në 4 vitet e ardhshme vëmendja do të fokusohet në rritjen e investimeve në infrastrukturë. (a.r/news24/balkanweb)