Fushata- Gjinushi në Fier: Do fitojmë në 8 qarqe
Në një takim të zhvilluar në qarkun e Fierit, kreu i PSD Gjinushi theksoi se forca që ai drejton do të fitojë në 8 qarqe. Gjinushi tha gjithashtu se pas 28 qershorit do qeverisë një e majtë që jep një qeveri të ndershme dhe profesionale
FIER- Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi ka qenë në Ferras, Ballsh dhe Patos të Fierit, i shoqëruar nga deputeti aktual dhe kandidati në zgjedhjet e qershorit për këtë qark Ëngjël Bejtaj. Gjinushi ka theksuar se më 28 qershir Partia Social Demokrate do të fitojë në më shumë se 8 qarqe të vendit. “Më 28 qershor do të përkthehet vullneti juaj, do të përkthehet vullneti i shumicës shqiptare. Ndaj PSD-ja është e sigurt se mbi 8 qarqe e majta është forcë e parë. Ndaj ju garantoj një të majtë jo të shkuar, por një të majtë ndryshe, që qeverisë më mirë, veçanmërisht një të majtë që jep një qeveri të ndershme dhe profesionale”- theksoi në fjalën e tij kreu i PSD-së Skënder Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)