E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata- Xhaferri: Do 10- fishojmë investimet

Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit e ka vijuar turin elektoral në këtë qark duke premtuat mbështetje të qeverisë pas 28 qershorit. Gjatë takimit me banorët, Xhaferri përmendi edhe shumë arritje të qeverisë. 

DURRËS- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit Ferdinand Xhaferri, ka zhvilluar një takim elektoral në këtë qytet. Ai i ka deklaruar mbështetësve të tij se pas 28 qershorit do të 10- fishojnë investimet në këtë zonë.
Deputeti Xhaferri u shpreh se para 4-vjetesh Kryeministri Berisha i premtoi shqiptareve ndryshimin dhe me përkushtim, Shqipëria ndryshoi në këto katër vite dhe anëtarësimi në NATO është një ndryshim i madh. Ai shtoi se me qeverisjen “Berisha”, u bë i mundur ndërtimi i autostradës për kënetën, u rregullua rrjeti elektrik i kësaj zone, u mbarua qëndra shëndetësore në kënetë, po fillon autostrada me dalje në Porto Romano për t’i shërbyer parkut industrial, në spitallë po ndërtohet rruga nga Durrësi në Porto Romano. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›