Fushata, Berisha në Fier: Asnjë shqiptar pa punë
“Në mandatin e dytë qeverisës do të punojmë që asnjë shqiptar mos mbetet pa punë dhe kjo është përparësia ime absolute” kështu ka deklaruar kryeministri Berisha gjatë një mitingu elecktoral në qytetin e Fierit.
FIER- Turi elektoral i kryeministrit Berisha është ndalur në qytetin e Fierit ku kreu i qeverisë është zotuar se mandatin e dytë qeverisës do të bëjë cdo përpjekje që asnjë shqiptar mos mbetet pa punë. Berisha përsëriti nga qyteti i Fierit se lufta kundër varfërisë dhe mjerimit është përparësia absolute dhe se PD në pushtet sërish do të hapë 160 mijë vende të reja pune.
“Fieri evropian dhe Shqipëria evropiane kërkon para së gjithash dhe mbi të gjitha që ju te keni punë, që qytetarët e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë të kenë punë. Jam këtu për tu zotuar se Shqipëria sociale, Shqipëria e vuajtjes dhe e dhimbjes është Shqipëria e përkushtimit tim më të madh për ti lehtësuar ato, sepse unë Sali Berisha do të bëj çdo përpjekje, derisa dhe qytetari i fundit i këtij vendi të zerë vendin e punës. Lufta e pamëshirë kundër varfërisë dhe mjerimit është përparësia ime absolute. Ne që nxorën në katër vite mbi 400 mijë shqiptarë nga varfëria, ne që në katër vite punësuam jo më pak se 80 mijë vetë, jemi të vendosur se në katër vitet që vijnë në këtë tokë, në këtë vend, do të punësohen, së paku 160 mijë vetë” theksoi Berisha.
Berisha u kërkoi pjesëmarrësve në këtë miting të besojnë votën e tyre për Partinë Demokratike si votë për vazhdimësinë e reformave të nisura dhe që cuan në anëtarësimin e vendit në NATO.
Berisha deklaroi gjithashtu se mbajti premtimet për dyfishim të rrogave dhe pensioneve do të mbajë po të njëjtin premtim edhe për liberalizim të lëvizjes së qytetarëve brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës.
“Në katër e vitet e ardhshme jam këtu për tu zotuar se çdo familje e Fierit dhe e Shqipërisë do të ketë ujë 24 orë. Ky është premtimi ynë. Sot zotohem para jush se brenda vitit të parë të mandatit të dytë, ju do të lëvizni të lirë, në mbarë Evropën, pa viza, si qytetarë të saj” u shpreh kryeministri.
Vota për PD, tha kryeministri, është vota për kthimin e Fierit në qendër industriale të vendit me zona të reja turistike dhe parqe të mëdha energjetike. (e.n/News24/BalkanWeb)