Rama : prioritet i programit qeverisës të PS, punësimi
Mitingun e çeljes së fushatës dhe paraqitjes së 12 kandidatëve për deputetë, Rama e ka quajtur një manifestim të politikës së re për ndryshim. "Prioritet i programit të PS është punësimi dhe bashkimi i shqiptarëve".
KORÇË- Kreu socialist Edi Rama, ka çelur mbrëmë fushatën elektorale të PS, në qytetin e Korçës, në një miting, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të kësaj force politike për këtë qark.
Mitingun e çeljes së fushatës elektorale dhe paraqitjes së 12 kandidatëve për deputetë, Rama e ka quajtur një manifestim të politikës së re për ndryshim.
"Sot është dita për tu bashkuar edhe një herë në botën e madhe, në Europën ku do të integrohemi" i është drejtuar kreu socialist qytetarëve korçarë, duke shtuar se "prioritet i programit të Partisë Socialiste është punësimi dhe bashkimi i shqiptarëve duke hequr kufijtë".
Sipas zotit Rama, në vitin 2010 familjet shqipëtare nuk do të jenë më të ndara nga kufij ku kalohet me viza, por do të lëvizin lirisht”.
Pasi ka vlerësuar qytetin e Korçës si djep i qytetarisë dhe kulturës, lideri socialist Rama është ndalur në programin qeverisës të Partisë Socialiste, ku ka vlerësuar si pjesë të rëndësishme të këtij programi, zbutjen e varfërisë, hapjen e vendeve të punës, mbështetjen e bujqësisë si dhe zhvillimin e shëndetsisë dhe të turizmit.
(d.b/BalkanWeb)