Përgjaket rruga Kavajë-Golem, vdes 50 vjecarja
Sipas policisë, automjeti kamioncine me targa italiane, i drejtuar nga shtetasi Mirand Bisku, ka humbur kontrollin duke marrë përpara një grua rreth të 50-ave, e cila ka vdekur në vend.
DURRES- Moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve, si dhe pakujdesia e kalimtarëve, vazhdojnë të përgjakin rrugët në vend.
Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, të mbikalimi i varrezave në superstradën Kavajë-Golem. Sipas policisë, automjeti kamioncine tip Iveko me targa italiane CP467YP, i drejtuar nga shtetasi Mirand Bisku, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bankinën anësore të superstradës.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, mjeti ka marrë përpara një grua rreth të 50-ave, duke e lënë të vdekur në vend. 50-vjecarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia, është dërguar në morgun e Durrësit.
Në aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Mirand Bisku, i cili mbahet nën mbikëqyrjen e policisë në spitalin e Durrësit. Nga hetimet paraprake, mësohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e automjetit. Ndërkohëm, një tjetër shkak, dyshohet të jetë një kalimtar me bicikletë, i cili ka tentuar të kalojë rrugën. Kjo ka detyruar shoferin të bëjë një manover të shpejtë për të mos e rrezikuar, por ka rezultuar fatale për jetën e 50-vjecares.
(e.n/News24/BalkanWeb)