E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, fushatë diskriminuese ndaj kandidatit të FRD-së. Përndjek dhe kompaninë e posterave

nurjPas heqjes së posterit kryesor të kandidatit të FRD, Fatlum Nurja nga hyrja e qytetit brenda ditës dhe spostimit të tij në fasadën e pallatit në sheshin e Teatrit Migjeni”, dje Drejtoria e Tatimeve të qarkut Shkodër dërgoi inspektoratin hetimor tatimor për kontroll kompanisë që kishte dhënë lejë brenda kodit qytetar për kandidatin Nurja. Operacioni drejtohej nga vetë Jozefina Topalli, që udhëheq listën e PD-së në Shkodër.

Por nuk mbaron këtu, pasi pas ditës së djeshme, telefonatat dhe presionet nuk kanë reshtur dhe kompania, në mirëkuptim, i ka kërkuar kandidatit të FRD-së të heqë posterin, pasi e kanë të pamundur të përballojnë presionet nga institucioneve shtetërore.

Pas presionit të bërë, dhe me kërkesë të kompanisë, si dhe nën vëzhgimin e drejtuesve të OSBE/ODIHR, Sten Gurrik dhe Laurenc Liser, u hoq posteri i kandidatit Nurja.

FRD dega Shkodër denoncon me forcë këtë sjellje të paprecedent për pengimin e materialeve elektorale për FRD, sjellje kjo që i bashkëngjitet censurës së TV lokale për FRD-në. FRD-ja kërkon mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës, të cilët dinë të sillen me votën e tyre në raste të tilla, thuhet në një reagim të FRD-së.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›