E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë, Rama në Kuçovë: Thirrje për ndryshim

Kreu i PS Rama ka vijuar turin e tij në qytetin e Kuçovës. Rama iu drejtua banorëve se sot janë ata që kanë shansin për ti dhënë një tjetër të ardhme vendit. Rama është ndalur në problemet e punësimit duke premtuar një tjetër realitet pas 28 qershorit. 

KUÇOVË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar turin elektoral në një takim masiv në qytetin e Kuçovës. Mes tingujve të këngës “Çohu”, Rama u tha banorëve se sot më shumë se kurrë ata kanë në duart e tyre një mundësi të jashtëzakonshme për ndryshim dhe se vendit i duhet një e ardhme e re.

“Vota e 28 qershorit është e madhe sa është ëndrra jonë për të ndryshuar Shqipërinë duke u ndarë me këto 18 vite pa mbarim premtimesh, dështimesh e zhgënjimesh. Vota juaj është e jashtëzakonshme sa është sfida jonë përballë varfërisë, papunësisë, korrupsionit injorancës dhe dhunës. Ndaj atë votë, votën tuaj të vetme, mundësinë e vetme që demokracia i jep qytetarëve për të vendosur, instrumentin tuaj për ti hapur rrugë të ardhmes, mos e ndani me askënd tjetër përveçse me Partinë Socialiste dhe votoni për PS-në”- u shpreh kryesocialisti Rama.

Punësimi ishte fusha ku është ndalur më tepër kreu i selisë rozë. Pas 28 qershorit garantoi Rama, çdo qytetarë do të ketë mundësinë të jetojë me punë të ndershme/
“Është koha e një ndryshimi radikal, është koha e një ndarje të prerë, është koha e një kapërcimi të madh për ti dhënë fund të vjetrës në pushtet dhe për ti dhënë jetë të resë në pushtet. Ndaj unë dua që bashkë me ju të sfidoj historinë e vjetër që një grup politikanësh e shkruajnë që prej 18 vitesh sipas interesave të tyre dhe të hap një faqe të re”- theksoi Rama në fjalën r tij.

Më tepër sesa një takim elektoral, ky i Kuçovës i ka ngjatur një feste të vërtet, që për Partinë Socialiste cilësohet si festa e ndryshimit. Mes një ambienti festiv Rama, ka kënduar edhe vetë këngën e tij të fushatës “Çohu” së bashku me grupin e njohur “West Side Family”. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›