E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata-G99: Më të mirët në shërbim të publikut

“Synimi i G99 është të sjellë më të mirët në shërbim të publikut” kështu deklaroi kreu i G99, gjatë prezantimit të kandidatëve të G99 në Vlorë. Veliaj tha se kandidatët e partive janë shpesh arsye turpi për disa parti. 

VLORE- Kreu i G99, Erjon Veliaj ka prezantuar kandidatët e kësaj force politike në qarkun e Vlorës. Veliaj tha se kandidatët e partive janë shpesh arsye turpi për disa subjekte politike , ndërsa synimi i G99 është të sjellë më të mirët në shërbim të publikut.
“Imagjinoni cfarë sikleti kanë disa kryetarë partie që prezantojnë kandidatë , që pasi dështuan në Vorë duan të dështojnë edhe në Vlorë. Imagjinoni cfarë sikleti kanë disa kryetarë partie kur vijnë dhe prezantojnë kandidatë, merita e vetme e të cilëve është xhepi plot me para dhe asnjë meritë tjetër” u shpreh Veliaj. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›