E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Gjinushi: Berisha s'njeh Kushtetute

Në kuadër të turit elektoral kryetari i PSD-së prezantoi kandidatët për deputetë në Kukës e Has. Gjinushi: "Berisha, kryeministër që nuk njeh Kushtetutën e që konfliktohet me cdo institucion". 

KUKES-  Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi u ndal në Kukës e Has ku prezantoi kandidatët për deputetë të PSD-së në këtë zonë. Në këtë qark listën e kandidatëve për deputetë e kryeson Apostol Goxhi.

“Shqipërisë i duhet një qeveri e ndershme, dhe që të punojë për ju” tha Gjinushi në fjalën e tij.

Ai sulmoi kryeministrin dhe deklaroi se shqiptarët nuk mund ti besojnë më një qeverie me një kryeministër “të paaftë, që nuk njeh kushtetutën e vendit dhe konfliktohet me të gjithë isntitucionet e vendit”.

Gjinushi shtoi më tej se social demokratët do të japin kontributin e tyre në fitoren e koalicionit “Bashkimi për ndryshim” .
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›