Vendimi, gjykata dënon me burg Skënder Ballën
45-vjecari Skënder Balla është përballur për herë të parë sot me togat e zeza. Balla ka pranuar se ka vrarë Artan Zekën në Qerret dhe ka fajësuar viktimën e të afërmit e tij se kanë provokuar ngjarjen.
DURRES-Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka dhënë masën e arrestit me burg për autorin e vrasjes së Artan Zekës.
45-vjecari Skënder Balla është përballur për herë të parë sot me togat e zeza, të kryesuara nga gjykatësi Neritan Tabaku.
Në dëshminë e tij Balla ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka fajësuar viktimën dhe të afërmit e tij se kanë provokuar të gjithë ngjarjen.
Para trupit gjykues 45-vjecari ka treguar në mënyrë të detajuar gjithcka ka ndodhur para krimit. Sipas Ballës fillimisht është sulmuar me mjete të forta makina e tij dhe më pas sherri mes tij dhe Artan Zekës ka degjeneruar në dhunë nga ky i fundit.
Gjithcka ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Qerret të Durresit, ku mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spital Artan zeka.
Policia në deklaratën e saj e ka motivuar ngjarjen me shkaqe politike, ndërsa ende sot të afërmit e autorit shprehen se janë të paqartë për shkakun, pasi sipas tyre Skëndër Balla nuk merrej me politikë.
(e.n/News24/BalkanWeb)