E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembje



Faslli HALITI

Italiani i tretё, qё mbajtëm nё shtёpinё tonё, quhej Ernesto dhe ishte kalesh. Atё e solli djali i hallës. Gjendja nё qytet ishte bёrё e rrezikshme pёr ushtarёt italianë pas kapitullimit tё fashizmit. Gjermanёt, po t’i kapnin, i pushkatonin si kapitullues e dezertorë. Ne e kishim shtёpinё nё lagjen mё periferike tё qytetit dhe, atëherë, merreshim me bujqësi e bёnim jetё fshati.
Nё shtёpinё tonё Ernesto ishte i sigurt. Gjermanёt nuk dukeshin andej nga ne. Megjithatё, atё ditё kur njё kolonё gjermane po kalonte pёrmes lagjes dhe po i afrohej shtёpisё sonë, Ernesto kaloi çaste ferri. Xhaxhai e strehoi në bodrumin qё ishte i errёt strerrё. Edhe pasi kaloi kolona, Ernesto nuk guxonte tё dilte nga bodrumi qё binte erё myk. Edhe kur xhaxhai i tha tё dilte, ai ngurroi. Pastaj, mbasi u bind, doli duke u dridhur dhe vazhdoi tё dridhej gjatё nga tmerri i pushkatimit nё vend. Ai e dinte se gjermanёt s’ta bёnin tё gjatё. Me përjashtim tё këtij çasti, gjatё gjithё kohës ai ndenji e punoi te ne, koloi ditё tё qeta.
Xhaxhai e donte Erneston, se ishte fshatar e merrte vesh nga bujqësia mё shumё se xhaxhai, megjithëse bujqit e lagjes periferike e mbanin si bujkun mё tё mirё. Ernesnto kishte vetulla të trasha dhe xhaxhai mburrej para bujqve me kaleshin e tij italian. Meqë nёna i thoshte kalesh, edhe unё kalesh i thërrisja. Ernesto qeshte e herё mё thoshte riccio, e herё cucciolo.
Ai ishte i ri dhe xhaxhai e mbante si çunin e vet. Ernesto hante e pinte nё njё sofër me njerëzit e shtёpisё dhe flinte nё odёn e miqve, me jorgan e çarçafё tё pastër. Atё ditё qё do tё largohej nga shtëpia jonё, mbaj mend se na përqafoi tё gjithёve e s’pushonin lotët.
Pasi mbaroi Lufta dhe Enesto priste me ditё tё kthehej nё shtёpinё e tij nё Itali, xhaxhai nuk e ngarkonte mё me punё bujqësie, por atij s’i rrihej pa punё. Njё ditё pranvere me diell e me pak erё lulesh, kur frynte jugё e bardhё dhe nёna po ngjeshte brumin pёr tё bёrё lakror, Ernesto i tha asaj: Nёna Bukuria, unё di bёj tagliatelle mira shumё. ǒa telash thotë ky mor bir, pyeti nёna. Vëllai i madh tha se Ernesto dinte tё bёnte makarona. Fjala tagliatelle mё mbeti nё kokё e s’e harrova kurrë, ngaqë ato makarona mё shijuan shumё. Ernesto i tёholli dhe i ndeu vetё nё diell tё gjitha petёt.
Por diçka tjetër mё mbeti për gjithё jetёn nga ajo mbrëmje. Nё kohёn e perëndimit tё diellit, kur ishte skuqur tёrë qiellin mbi kodrat e Karatoprakut, nëna i tha Ernestos: U prishёm me Amerikёn, u bёmё me Rusinё. Rusi shumё keqa nёna Bukuria, Amerika mira..., i tha me pikёllim italiani. Po përse nёna i tha me gёzim italianit se ishim bёrё me Rusinё, Bashkimin Sovjetik dhe pse italiani e priti me trishtim kalimin e Shqipёrisё nё anёn e Rusisё?, pyesaja veten. Mirё, italiani tha ashtu, po mua fёmijёs pse mё mbetёn nё mend fjalё t e tij? Mbase pse njera ishte e mirё dhe tjetra e keqe? I përfytyrova tё dyja palёt si qeni me macen. Po kush ishte qeni e kush macja? Nuk e kuptoja. Ernesto po. Nёna po. Megjithëse as nёna, as Ernesto nuk ishin politikanё, filozofё, sociologё. Po pse i tha nёnёs se Rusia, Bashkimi Sovjetik, ishte shumё i keq dhe Amerika shumё e mirё?
Gjatё viteve të gjata tё socializmit, kur ne shanim Amerikёn, kur thoshim poshtё Amerika duke përplasur kёmbёt e duke bërtitur, përësri poshtё Amerika dhe brohorisnin me ovacione duke përplasur duart e duke thirrur rroftë Bashkimi Sovjetik, unё bija nё mendime e thosha me vete: Amerika qenka e keqe, i mirё qenka Bashkimi Sovjetik dhe jo Amerika. Po pse i tha nёnёs ai qё Amerika mirё, Rusia shuma keqa. E mora inat italianin qё e donim tё gjithё, sepse ishte i papërtuar, i ndershёm, një njeri aq i mirё, por ai paska qenё mё i keqi, thosha me vete.
Kur socializmi u përmbys dhe kudo po dëgjoja qё brohorisnin pёr Amerikёn, tё gjithё me sytё nga Amerika duke i kthyer prapanicën Rusisё qё ishte bёrё Bashkim Sovjetik, i doli fjala italianit, i doli fjala atij muti, thashё me vete dhe i kërkova falje qё e quajta mut. Mё fal, Enernesto, edhe po qe gjallё edhe po pate vdekur, tё kërkoj ndjesë qё tё quajta kështu. Por unё ende nuk ndieja dashuri pёr Amerikёn, ende nuk isha pastruar nga urrejtja, edhe pse urrejtja pёr Amerikёn po tërhiqej e largohej,edhe pse pjesa komuniste nё nënvetëdijen time sa vinte e lёshonte terren ndaj sё resё. Po a ёshtё re kjo e re, qё ne e quanim botё e vjetёr dhe e kalbur, një botë qё duhej shembur dhe qё na shembi? E reja e mund tё vjetrёn, thamё pesёdhjetё, shtatёdhjetё vjet. Tё ishte e vёrtetё? Ja qё Ernesto s’ishte trishtuar kot. Po nёna ime pse u gёzua atёherё qё u bёmё me Rusinё (me komunizmin, domethёnё) dhe a do tё trishtohej, po tё ishte gjallё?

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›