Fushata, Gjinushi: Ti japim fund qeverisjes së korruptuar
Partia Social Demokrate, ka vijuar turin elektoral në qarkun e Shkodrës në takime me banorët në komunat Koplik dhe Krumë. Në këtë takim kreu i kësaj force Gjinushi i bëri thirrje banorëve që më 28 qershor ti jepej fund kësaj qeverie.
SHKODËR- Turi elektoral i kreut të Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi është ndalur në Koplik dhe Krumë, ku për qarkun e Shkodrës listën e kryeson Pjetër Nika. Më 28 qershor shumica e shqiptarëve majtas dhe djathtas garantoi Gjinushi do të votojnë për alternativën tonë, do të votojnë për largimin e qeverisjes aktuale dhe do të votojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian me Dinjitet. “Nëse në 2005 mendonin se Berisha do të luftonte korrupsionin e Nanos, tani që Nanon e ka bërë mik, korrupsionin e kujt do të luftojë pas 2009. Tani që ai është në krye të të gjithave aferave korruptive, tani që qeveria ka dosjen e Durrës- Kukësit dhe pret drejtësi, ka dosjen e Gërdecit, ka cështjen e Jalës, Fazllicit dhe Ballicit, atëherë korrupsionin e kujt do të luftojë kjo qeveri pas 2009”- u shpreh kreu i PSD-së Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)