“Hoxha” Rrëzohet kërkesa e avokatëve të Kumbaros
Kërkesa e avokatëve të Ilir Kumbaros për dorëheqjen e prokurorit të cështjes Remzi Hoxha është rrëzuar sot nga trupi gjykues i cili hodhi poshtë edhe kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë ndaj ish kreut të SHIK.
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve mbrojtës së Ilir Kumbaros, ish kreu i degës së Shërbimit Informativ Kombëtar në Tiranë, që kërkuan dorëheqjen e prokurorit të cështjes, Remzi Hoxha.
Avokatët e Kumbaros kërkuan dorëheqjen e prokurorit Xhevat Hana me pretendimin se ka qëne komisioner pranë zyrës së avokatit të popullit në kohën kur është dhënë një vendim për cështjen e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ndaj nuk mund të përfshihet sërish në këtë cështje.
Trupi gjykues ka hedhur poshtë edhe një tjetër kërkesë të avokatëve të Kumbaros, për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij, pasi vendimi i vetëm për masë sigurie ndaj tij është ai i vitit 2003.
(e.n/News24/BalkanWeb)