KQZ liron dhe emëron disa anëtarë të KZAZ-vë
KQZ vendosi sot emërimin dhe lirimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet. Me anë të një vendimi të mëparshëm KQZ ka përcaktuar partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot vendimin për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Komisioni vendosi të lirojë nga detyra anëtarët e emëruar nga KQZ dhe të propozuar nga Partia Republikane (6 anëtarë), Partia Demokratike (2) dhe Partia Socialdemokrate (1) dhe të emërojë në vend të tyre propozimet e paraqitura nga subjektet e mësipërme.
KQZ, me anë të një vendimi të mëparshëm ka përcaktuar partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së. Sipas tij, PD, PS, PR dhe PSD kanë të drejtë të paraqesin propozime për një anëtar të KZAZ-së. (e.n/ata/BalkanWeb)