E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, KKRT: Monitoruesit tanë në ndihmë të KQZ

KQZ e KKRT nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, për monitorimin e fushatës elektorale të vitit 2009. Ristani e Dode të gatshëm të bashkëpunojnë për monitorimin e fushatës. 

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, (KQZ) dhe Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, (KKRT) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, për monitorimin e fushatës elektorale të vitit 2009.

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se KKRT është institucioni i vetëm i cili ka kapacitetet dhe mundësitë ligjore për ta bërë monitorim fushatës elektorale të partive politike”.

Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda tha se institucioni që ajo drejton merr përsipër që t’i ofrojë ndihmë KQZ-së me gjithë kapacitetet teknike të cilat janë në proces rinovimi.

"Si risi do të kemi kapacitetet monitoruese tona, pra monitoruesit e KKRT-së mund të ndihmojnë në monitrorimin e fushatës, pasi KKRT ka tashmë kapacitetet njerëzore më të shumta për të ndihmuar në këtë fushatë”- tha Dode.
Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 28 qershor 2009.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›