E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha niset sot për një vizitë zyrtare në Francë

Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, gjatë kësaj vizite, Kryeministri Sali Berisha do të pritet në një takim të veçantë, në Pallatin Elyzee, nga Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi 

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha niset sot për një vizitë zytrare në Francë, me ftesë të Presidentit të Francës, Nikola Sarkozi.
Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të pritet në një takim të veçantë, në Pallatin Elyzee, nga Presidenti i Francës, Sarkozi.
Gjithashtu për nder të Kryeministrit Berisha, është organizuar një Konferencë në Paris nga MEDEF (Mouvement d’Entreprises de France) ku mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare e financiare më të rëndësishme të Francës kanë shprehur interes të madh për t’u njohur gjerësisht më nga afër me ecurinë e reformave në Shqipëri, ekonominë shqiptare dhe potencialet e saj.
Në vazhdim të kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë dhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Francëz, Bernard Kushner, i cili do të shtrojë për Kryeministrin Berisha dhe një drekë zyrtare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›