Kosova e interesuar për zhvillimet në Shqipëri
Kosova ndjek me vëmendje zhvillimin e fushatës elektorale në Shqipëri si dhe është e interesuar për çdo zhvillim pozitiv në vendin tonë. Kështu shprehet në një interviste për TV “News24” ambasadori i Kosovës në Tiranë Gazmend Pula.
TIRANE -Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë të shkëlqyera dhe diplomacitë mes dy vendeve po bëjnë maksimumin për të nxitur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vende të tjera të botës. Kështu deklaroi për televizionin “News24” ambasadori i Kosovës në Tiranë Gazmend Pula, ai theksoi se Kosova përballet tashmë me sfida të rëndësishme, si konsolidimi i shtetit të ri, nxitja e mirëqenies ekonomike dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.
Ambasadori Pula tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite pak ditë më parë është një sinjal i rëndësishëm që do të nxisë edhe vende të tjera të botës myslimane që të njohin pavarësinë e Kosovës. “ky është një hap i cili do të nxisë edhe vende të tjera islamike të njohin pavarësinë e Kosovës”- tha Pula.
Duke vlerësuar edhe ndikimin e Shqipërisë në këtë drejtim ambasadori tha se Prishtina po ndjek me vëmendje edhe fushatën elektorale në Shqipëri ndërsa uron që procesi zgjedhorë të zhvillohet në një mënyrë transparente dhe të drejtë.
“Kosova ndjek me vëmendje të veçantë çdo zhvillim në Shqipëri, ashtu edhe në zgjedhje që besojmë se do të jenë të rregullta” – theksoi Pula.
Lidhur me procesin të iniciuar nga Beogradi në gjykatën ndërkombëtarë te drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, diplomati kosovarë në Tiranë tha se procesi do të përballë Prishtinën me Beogradin se me rëndësi është realitetit dhe ky realitet është Kosova e pavarur dhe e njohur edhe nga shumë vende të tjera. Ambasadori theksoi se Kosova synon për marrëdhënie të fshinjësisë me të gjitha vendet e rajonit përfshi këtu edhe Beogradin, por se politika obskurantiste serbe po e pengon ecjen përpara. (a.r/news24/balkanweb)