E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet ne treg mbeten te larta

Edhe në muajin mars cmimet në treg kanë vazhduar të mbeten të larta. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni ishte muajin e kaluar 4.3 për qind, sërish mbi kufirin ligjor të Bankës së Shqipërisë.

Krahasuar me muajin shkrut, inflacioni vjetor ka një rënie të lehtë, si pasojë e uljes së cmimeve për produktet ushqimore, kryesisht perimeve dhe zarzavateve.

Ndërsa në grupet e tjera të produkteve, cmimet kanë vazhduar të rriten. Sipas INSTAT, cmimi i naftës u rrit me 4.2 për qind gjatë muajit të kaluar, ndërsa ai i benzinës me 3.7 për qind.

Rritje të cmimeve ka patur edhe për shërbimet mjekësore dhe ilacet, të cilat u shtrenjtuan me 0.4 për qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›