E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi: Basha nuk bëri asgjë për të ndaluar dhunën ndaj romëve

Partia Socialiste duke iu referuar ditës ndërkombëtare të romëve, ka akuzuar kandidatin e PD për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha se nuk bëri asgjë për të ndalur dhunën ndaj këtij komuniteti kur ishte ministër i Brendshëm.

Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Vasilika Hysi ka theksuar se policia e Lulit, jo vetëm ndejti duarkryq ndaj dhunës së romëve, por u përpoq të fshihte ngjarjen duke ngjallur zemëratën e medias, partnerëve të Shqipërisë dhe detyroi gjyqësorin të mos niste një hetim.

Deputetja e PS-së Vasilika Hysi gjithashtu ka theksuar se më 8 maj komuniteti rom dhe gjithë qytetarët e Tiranës do t`i japin përgjigjen e merituar këtij “teatri” të liderëve të mazhorancës.

“Berisha dhe kandidati i tij nuk mund të bindin qytetarët duke luajtur teatrin e radhës. Më 8 maj qytetarët do t`i thonë “kurrë më pushtetit të Saliut”. E vetmja rrugë për shqiptarët është Pastia Socialiste”, ka theksuar Hysi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›