Fushata, LSI, takime në Fier: Plan për të dalë nga kriza
“Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike ku e ka futur Sali Berisha” kështu deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi elektoral në qytetin e Fierit.
FIER- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar fushatën e saj elektorale në qytetin e Fierit. Kryetari i LSI , Ilir Meta ka theksuar në fjalën e tij se fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është e vetmja mënyrë për të nxjerrë shqiptarët nga kriza që i ka futur qeverisja e Sali Berishës.
“Fitorja e LSI-së është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, ku e ka rifutur përsëri i njëjti person, Sali Berisha. Ai që e shkatërroi dhe dogji shtetin në 1997. Fitorja e LSI-së është fitorja e programit tonë” theksoi Meta. (e.n/news24/balkanweb)