E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Më 28 qershor të tregojmë se jemi gati për në BE

Partia Socialiste u bën thirrje votuesve dhe partive politike të tregojnë më 28 qershor, se Shqipëria është gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. PS thekson se është e përgatitur për të ruajtur çdo votë. 

TIRANE- Partia Socialiste duke vlerësuar qëndrimin e Ambasadorit Amerikan Ëithers siguroi se do të mbrojë me cdo kusht votën që shqiptarët do të japin më 28 qershor. Anëtarja e kryesisë së PS-së, Lindita Nikolli i bëri thirrje votuesve por dhe partive politike të tregojnë se Shqipëria është gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
“Partia Socialiste është plotësisht e përgatitur për të ruajtur çdo votë. Ne po vëzhgojmë më shumë kujdes dhe mbarë bota ka drejtuar sytë nga ne. Ne i bëjmë thirrje çdo partie politike dhe çdo votuesi të tregojë se Shqipëria është gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian” theksoi Nikolli.

PS u ka kujtuar shqiptarëve se askush nuk mund të ushtrojë presion mbi ta për të votuar pa vullnetin e tyre.
“Askush nuk mund të ushtrojë presion mbi ju për të votuar për një parti të caktuar, dhe askush nuk mund t’ju kërkojë prova për votën dhe zgjedhjen tuaj. Akte të tilla janë të jashtëligjshme, duhet të raportohen dhe do të raportohen” deklaroi Nikolli për para gazetarëve.
Ndërkohë, Partia Socialiste thekson se është e përgatitur për të ruajtur çdo votë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›