E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Brace reagon për heqjen posterave të PS

Kandidati për deputete në qarkun e Beratit Brace ka reaguar lidhur me takimin e Berishës në këtë qark si dhe për heqjen e posterave të PS në aksin hyrës të Beratit. Brace tha se për 4 vite, qeveria e Berishës ishte e padukshme në Skrapar. 

BERAT- Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut Berta Erjon Brace, ka reaguar lidhur me takimet që kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar në Corovodë, si dhe për heqjen e posterave të Partisë Socialiste nga ana e militantëve demokrat në rrugën hyrëse të qytetit. “Skraparlit dhe të gjithë banorët e këtij rrethi refuzuan sot mitingun e Sali Berishës, pasi për 4 vite rresht, qeveria e tij ishte e padukshme dhe nuk ndërtoi asnjë vepër publike në Skrapar. Në të gjithë aksin në të hyrë të Beratit janë hequr dje në mbrëmje flamurët tanë dhe po prapë nga i gjithë ky aks u hoqën posterat e kryetarit tonë dhe kryeministrit të ardhshëm Edi Rama”- theksoi Brace. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›