Fushata, Meta në Vlorë: LSI, zgjidh problemet jetike
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në lagjen “Partizani” në Vlorë. Në këtë takim kreu i LSI-së Ilir Meta tha se “Plani për Veprim” i forcës që ai drejton synon të zgjidh problemet jetike në vend.
VLORE- Në një takim me banorët e lagjes “Partizani” në Vlorë i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputet lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur i sigurtë në fitoren e forcës politike që ai drejton në zgjedhjet e 28 qershorit. Meta u shpreh se plani për veprim i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zgjidh problemet jetike në vend. “Plani ynë për Veprim, ndikon në komunitetin tuaj pasi merr masa politike konkrete, gjithashtu ne ulim koston e jetesës për shtrat më të varfra në vend”- tha Meta. (a.r/news24/balkanweb)