E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Bumci: Do 5-fishojmë grantet për bujqësinë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës Aldo Bumci, ka zhvilluar një takim me fermerët e komunës Ndroq në Tiranë. Bumci në këtë takim e ka vënë theksin tek 5 fishimi i granteve për bujqësinë në mandatin e dytë. 

TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës Aldo Bumci, u takua me fermerë të komunës Ndroq. Bumci pa nga afër investimet e kryera në sera dhe në vreshta dhe bisedoi me fermerët për mundësinë që do tu ofrohet për financimin e projekteve në bujqësi dhe agro-industri. Bumci siguroi fermerët se në mandarin e dytë qeveria demokratike do të 5 fishojë grantet për projektet bujqësore. “Ato skema të cilat filluan në këtë 4 vjecarë do të konsolidohen në 4 vjecarin tjetër, pasi ne nuk gjetëm asnjë lloj skeme të konsoliduar për përkrahjen e fermerëve, i ndërtuam këto 4 vite. Fondet për nujqësinë do të rriten ndjeshëm, pasi nga kjo punësohen njerëz dhe rritet prodhimi venda”- theksoi Bumci. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›