Fushata, Milo: PDS në shërbim të qytetarëve
Partia Demokracia Sociale ka prezantuar në qarkun e Beratit kandidatët për deputet të kësaj partie në këtë qark. Në fjalën e tij kreu i PDS-së Milo tha se alternativa që ofron forca qe ai drejton është në shërbim të qytetarëve.
BERAT- Kreu i PDS-së Paskal Milo prezantoi në Berat listën e kandidatëve të kësaj partie të kryesuar nga avokati Dritan Devole. Milo tha se alternativa që ai përfaqëson ju vjen në ndihmë qytetarëve dhe vihet në shërbim të tyre. “Ne jemi krijuar për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve me alternativën tonë, sigurisht jo vetëm por me partnerët tanë. Ne nuk përjashtojmë asnjë të gjithë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të qeverisur sëbashku”- theksoi Milo. (a.r/news24/balkanweb)