E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PR: Prona, cështje kyce në zhvillimin e vendit

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu, e ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Fierit. Në një takim me banorët e Fierit, Mediu e ka vënë theksin tek prona private, duke e cilësuar atë si një cështje kyce për zhvillimin e vendit. 

FIER- Zgjidhja e cështjes së pronës mbetet prioritet i Republikanëve, pasi është një cështje kyce në zhvillimin e vendit. Kështu deklaroi gjatë një takimi në qytetin e Fierit kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. “PR-ja është partia e cila e ka ngritur cështjen e pronës private, jo vetëm për të korrigjuar një padrejtësi, por sepse ky shtet nuk mund të shkojë përpara pa respektuar të drejtat e njeriut. Sepse ekonomia shqiptare nuk mund të ndërtohet pa respektuar pronën private”- theksoi Mediu në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›