Itali, shqiptari tenton të arratiset nga salla e gjyqit
Një shqiptar ka tentuar të arratistet pas zhvillimit të një seance gjyqesore që po zhvillohej në Acqui Terme, rajon i Alesandrisë në Itali. 25 vjecari tentoi të arratisej duke qëlluar mbi rojet në momentin që po e prangosnin.
ACQUI TERME- Teksa po i vendoseshin prangat në përfundim të procesit gjyqësor, një i ri shqiptar ka tentuar të arratiset duke goditur dhe shtyrë agjentët e policisë gjyqësore. 25 vjecari Albert Daci u kap disa orë më pas dhe u gjykua për tentativë arratisjeje.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Italiane e lajmeve “Ansa” sipas të cilës pas aktit të agresionit, shqiptari ka arritur të dalë jashtë por nuk ka mundur dot të arratiset. Mësohet se njëri nga rojet që u godit nga Daci është transportuar në spital për shkak se i është thyer një kockë e këmbës. Ngjarja ndodhi mëngjësin e sotëm në Gjykatën e Acqui Terme.
Albert Daci ishte arrestuar 15 ditë më parë bashkë me një bashkëpunëtor të tij , nën akuzën e grabitjes së një bari në qytetin Nizza ku edhe jetonte. Seanca përfundimtare për Dacin u caktua për në muajin shtator dhe si rezultat duhet të dërgohej në paraburgim, kur ka bërë rezistencë duke u përpjekur të arratisej. (e.n/ansa/BalkanWeb)